Hashim Thaçi vendos të kalojë fundjavën në Shqipëri, takohet me Presidentin Ilir Meta dhe Behgjet Pacollin tek Gjiri i Lalzit

3 ditë para intervistimit nga Prokuroria Speciale në Hagë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta tek Gjiri i Lalzit.

Në këtë drekë me dy Presidentët, nuk mungon as biznesmeni i fuqishëm Behgjet Pacolli, njëherazi kryetari i AKR-së në Kosovë.

Të tre ata duken mjaft të qetë.

Takim i Metës me Thaçin vjen në kushte pandemie por edhe aktakuzash të rënda nga Haga për ish-komandatin e UÇK-së i cili ka patur mbështetjen e të gjithë krerëve të politikës shqiptare.

Postimi nga Presidenti Ilir Meta:

Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese. 🇦🇱🇽🇰

Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese. 🇦🇱🇽🇰

Gepostet von Ilir Meta am Donnerstag, 9. Juli 2020