Hasan Bello: “Patriarkati”- koncept i shpikur historik marksist

Protesta e djeshme e bujshme jo për “misionin”, por për performancën, shkaktoi një dallgë reagimet të cilët më së shumti harruan rastin për të cilin ishin mbledhë gratë protestuese, por pe...
Hasan Bello: “Patriarkati”- koncept i shpikur historik marksist
Foto: Hasan Bello: “Patriarkati”- koncept i shpikur historik marksist

Protesta e djeshme e bujshme jo për “misionin”, por për performancën, shkaktoi një dallgë reagimet të cilët më së shumti harruan rastin për të cilin ishin mbledhë gratë protestuese, por personifikuan imazhet me ato të filmave me pullë të kuqe.

Nudizmi i shfaqur në protestën e djeshme është komentuar e analizuar syresh nga penat e holla si ekzagjerim. Njëri prej tyre Hasan Bello, shkruan se ajo që është e sigurt, është fakti se format e zgjedhura për të protestuar lakuriq, me pankarta vulgare etj, do kultivojnë efekt të kundert, me atë që kërkohet objektivisht.

Analiza e plotë:

Ne fjaloret historik termi patriarkat perdoret per periudhen e fundit te rendit shoqeror te komunes primitive, pas matriarkatit, qe karakterizohej nga sundimi i plote i burrit ne familje e ne marredheniet shoqerore. Ky koncept u pervetesua nga filozofia marksiste dhe zuri vend ne te gjitha tekstet e historise para viteve 90-te, duke krijuar ne mendjet e shume brezave nje “parafabrikat historik”. Por a ka ekzistuar ne te vertete periudha e sundimit te plote te gruas ose burrit? Kjo eshte njesoj sikur te thuash qe ne “X” periudhe historike ka ekzistuar vetem dita ose nata, dimri ose vera…
Interpretime te tilla jane shpikur me teper per te legjitimuar interpretimin materialist te historise. Nuk ka asnje baze shkencore per ekzistencen e nje sistemi ku ka dominuar plotesisht gruaja, e me pas burri.

Prandaj, fenomenet monstruoze qe ndodhin tek ne, me intensitet nga qendra drejt periferise mund te shpjegohen me nje formule tjeter “fukarallik, maskarallik”!

Ne zona te tilla ku e drejta zakonore dhe struktura sociale e dikurshme u shkaterruan me goditje te perqendruar, dhe cdo tradite u anatemua nen ekolin “e se vjetres” apo “konservatorizmit”, vakumi social pas renies se komunizmit eshte shume i madh.

Ajo qe eshte e sigurte, eshte fakti se format e zgjedhura per te protestuar lakuriq, me pankarta vulgare etj, do kultivojne efekt te kundert, me ate qe kerkohet objektivisht.