Haradinaj për sulmet në Francë: Ekstremizmi nuk mund ta sfidojnë Francën dhe vlerat që ajo përfaqëson

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Nice të Francës, ku një burrë vrau me thikë 3 persona, një prej të cilëve i preu kokën.

Haradinaj shprehet i tronditur teksa thotë se as ekstremizmi dhe as terrorizmi nuk mund ta sfidojnë Francën dhe vlerat e saj.

Sipas kreut të AAK-së në Kosovë, shteti francez i ka dhënë shumë qytetërimit dhe lirisë.

Reagimi i Haradinaj

I tronditur me sulmet terroriste në Francë. Në këto momente të vështira, qytetarët dhe populli i Republikës së Kosovës, ndajnë dhembjen me popullin francez. Franca i ka dhënë pafundësisht shumë qytetërimit dhe lirisë, andaj ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk mund ta sfidojnë Francën dhe as vlerat që ajo përfaqëson.