Haradinaj: Ismail Qemali nuk ishte vetëm burrë shteti, zemra e tij rreh në secilin prej nesh

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj në 101 vjetorin e vdekjes së kryeministrit të parë të Shqipërisë e ka cilësuar Ismail Ismail Qemalin si jo vetëm burrë shteti por themelues të Shqipërisë.

Ai thotë se pavarësisht se Qemali vdiq 101 vite më parë, zemra e tij e madhe rreh në çdo shqiptar.

Kur përmendet emri i tij, kujtojmë plakun me flamur në dorë. Ismail Bej Vlora, nuk ishte vetëm burrë shteti. Ai ishte themelues i Shqipërisë. Zemra e tij e madhe, pushoi së rrahuri 101 vite më parë, por ajo rrah në secilin prej nesh.