Haradinaj i lë “dopio gjashtën në dorë”Albin Kurtit: Barra për krijimin e institucioneve bie mbi fituesin e zgjedhjeve

Ramush Haradinaj  Kryeministri i Kosovës ka thënë se  barra për krijimin  e institucioneve në vend, bie mbi bie mbi fituesin e zgjedhjeve.

Pas mbledhjes së qeverisë,  Haradinaj u shpreh  se vonesa në krijimin e institucioneve është  pikë minus për fituesin e zgjedhjeve.

“Është mire sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Vonesa në krijimin e institucioneve nga fituesit është menjëherë minus për ta. Ata që kanë premtuar se do ta ndalojnë zhvatjen e shtetit kanë mundur me qenë sot ne qeveri”, tha Haradinaj./apel.media