Hapet gara për drejtuesin e SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar gjatë ditës së sotme  me 11 vota pro, tetë prokurorët e parë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e cila njihet ndryshe si SPAK.

Ndërkohë që është hapur edhe gara për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Sipas procedurës, gara është e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh nga dita e sotme.

Metodologjia për vlerësimin e kandidatëve merr në konsideratë disa kritere të percaktuara në ligjin 95/2016, si:

Eksperienca në ndjekjen e çështjeve sensitive.

Eksperienca dhe aftësia në organizimi dhe drejtimin e një strukture.

Eksperienca në hartim të rregullave administrative.

Eksperienca në çështje me ndjeshmëri të lartë publike, ku është dashur edhe bashkëpunimi me median.

Eksperienca në menaxhimin e burimeve njerëzore./ apel.media