Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare është ende në një fazë rimëkëmbjeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë të zhvilluar për mediat , sëbashku me shefen e misionit të FMN-së, Yan Sun, deklaroi se ekonomia shqiptare është ende në një fazë rimëk...
Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare është ende në një fazë rimëkëmbjeje
Foto: Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare është ende në një fazë rimëkëmbjeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë të zhvilluar për mediat , sëbashku me shefen e misionit të FMN-së, Yan Sun, deklaroi se ekonomia shqiptare është ende në një fazë rimëkëmbjeje.

Gjatë fjalës së tij ai bëri me dije se reformat strukturore kanë dhënë rezultate pozitive, duke shtuar BSH do të punojë me standardet e BE-së për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar .

“Konstatoj se Banka e Shqipërisë dhe misioni i FMN-së ndajnë pikëpamje të ngjashme në lidhje me zhvillimet ekonomike.  Të dhënat e përfituara gjatë 9 muajve të parë të vitit tregojnë se ekonomia është në rimëkëmbje dhe është e mbështetur nga një gamë e gjerë faktorësh. Masat e marra reduktuan barrën financiare të goditjes për bizneset dhe familjet shqiptare duke i dhënë atyre frymëmarrje.

Po ashtu reforma strukturore e ndërmarrë gjatë viteve të fundit ka dhënë frytet e saj dhe arritëm konsolidimin e sektorit bankar. Stimuli monetar do të vijojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme për rikuperimin ekonomik. BSH do të mbetet e vëmendshme për të vlerësuar ndikimin e ekonomisë tonë. BSH do të punojë me standardet e BE-së për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar dhe përmirësimin e mëtejshëm për sistemin e pagesave”, tha guvernatori Sejko.