Guiness: 333 sezone të përfunduara në një videolojë kompjuterike

Sepp Hedel ka hyrë në Librin e Rekordeve Guiness, pasi ai shpenzoi një kohë prej 1940 orësh duke luajtur një videolojë të quajtur ‘Football Manager’.

Gjermani Sepp filloi karrierën e tij në Dhjetor 2017, gjatë kohës kur ishte duke punuar në Afrikë dhe ku luajti pjesën më të madhe të orëve.

Pavarësisht se nuk luajti aq shumë kur u kthye në Gjermani dhe ishte në shtëpinë e tij duke u relaksuar në fundjavë, Sepp vazhdoi të rriste rankun e tij si i çmendur me 1940 orë kohë reale duke luajtur FM 2017 pa simulime ose pushime brenda lojës.

Ai menaxhoi FC United, Bengaluru FC dhe Hereford FC përgjatë 333 sezoneve, duke luajtur 15,768 lojëra dhe fituar 11.217 prej tyre, për t’i dhënë atij një raport rreth 71% të ndeshjeve të fituara. /apel.media