Grupi ND dhe familja shqiptare Destani, prezantuan edhe në Maqedoninë e Veriut, projektin ambicion, fabrikën e automobilave

Grupi ND dhe familja shqiptare Destani kane prezantuar tashmë edhe ne Maqedonine e Veriut projektin ambicion per te çelur 900 vende pune përmes industrise se automobilave.

Familja Destani, hynë në industrinë e makinave elektrike në vitin 2020 në Gjermani dhe për një kohë mjaft të shkurtër zgjeruan investimet e prodhimin, çelën sallonin e automjeteve, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shtete të ndryshme anëtare të BE-së për të investuar dhe zgjeruar kapacitetet e tyre të prodhimit të makinave elektrike.

Në këtë prezantim merrnin pjesë edhe miq e sipermarres nga Shqipëria, si Zonja Elisabeta Katiaj, kryetare Unionit te Sipermarresve te rinj.

Ndëruan me pjesëmarrjen edhe Ministri i financave ne MV.

“Diaspora eshte e rendesishme pikerisht per kete, per te sjelle keto investime.

Ne ekonomi eshte shprehja e efektit te topit te bores. Me levizjet e saj ajo behet me e madhe dhe me e shpejte. Investimi prej 130 mln eur dhe 900 punesime eshte shtysa dhe nxitja e shume te tjereve qe shkruan vendin tone ne listen e investimeve green.”:- tha ministri.

Sikurse edhe Ministri Ekonomisë se MV u shpreh:

“Vizion qe jep frytet e saja ne sjelljen e njohurive me te mira ne edukim dhe rrit bashkepunimin e sistemit arsimor me investimet ne Rajonin e Tetoves. Univeristetet te pershtaten ti perputhen teknologjise se re, dhe qe shenon teknologjine e se ardhmes.
Dite historike ne MV.”:- tha ministri ekonomise.

Në Maqedonine e Veriut kete projekt do ta mbeshtese edhe qeveria e cila ka miratuar vendimin për ndihmën shtetërore në realizimin e këtij projeti, në vlerë prej 130 milion euro.

Familja Destani, planifikon te ndërtoje fabrikat qindra milionë euroshe, ndërsa tani e prezantuan zyrtarisht produktin e tyre më të ri edhe ne Maqedoni sikurse muaj me pare ne Gjermani.
Duke qenë se Grupi ND është kurdoherë në vijën e parë përsa i përket përshtatjes me nevojat e tregjeve dhe të konsumatorëve, duket se bëri që të futet dhe në industrinë e makinave elektrike, e cila janë e ardhmja e afërt.

Grupi ND, me kompanitë e saj Ecolog, EcoCare, Next e.GO Mobile e shumë të tjera të shtrira në gjithë botën, janë pronë e familjes së filantropit dhe biznesmenit të njohur Lazim Destani, i njohur për bamirësitë e tij, për ndihmat për shqiptarët në trojet tona, si dhe një ndër aktivistët më të mëdhenj në çështjeve kombëtare dhe shqiptare.
Prezantimi zyrtar i makinës elektrike pronë e familjes së tij, nuk mund t’i shpëtonte as Z.Destani, i cili padyshim s’kishte si të mos shprehte kënaqësinë e tij për këtë arritje të bizneseve të familjes së tij./ Përgatiti Apel.Media