Ekskluzive APEL/ Gruaja Shqiptare në media serviret pa shpirt dhe pa intelekt

A e keni vënë re cili imazh i gruas shqiptare po promovohet në media? Po promovohet vetëm dukja, po investohet në botoks, silikon veshje firme. Aq shumë po promovohen gratë dhe vajzat e palexuara nëpë...
Ekskluzive APEL/ Gruaja Shqiptare në media serviret pa shpirt dhe pa intelekt
Foto: Ekskluzive APEL/ Gruaja Shqiptare në media serviret pa shpirt dhe pa intelekt


A e keni vënë re cili imazh i gruas shqiptare po promovohet në media?

Po promovohet vetëm dukja, po investohet në botoks, silikon veshje firme. Aq shumë po promovohen gratë dhe vajzat e palexuara nëpër reality show, duke u kthyer në një standart për rininë. Në rast se dëshiron të diskutosh me argumente, do të akuzohesh për “e mërzitshme, mendjemadhe, filozofe..”.

E rëndësishme është të dukesh bukur, s’ka problem nëse nuk di të artikulosh dy fjalë. E rëndësishme është të vishesh firmë, s’ka rëndësi nëse gjithë dita të shkon bosh me alkool në dorë. E rëndësishme është të lyhesh e zbukurohesh, s’ka rëndësi që nuk di të pregatisësh një supë për veten tënde.

Ju lutem ndaluni. Gruaja shqiptare është një grua që me shekuj është treguar e fortë dhe e ndjeshme, e bukur dhe punëtore, e dobishme dhe e durueshme, një grua e virtytshme, një grua me vlera, një grua alturiste dhe jo egoiste.

Ju lutem, mos e objektivizoni deri në këtë masë gruan shqiptare duke ia hequr pjesën shpirtërore dhe intelektuale të saj.

Rovena Tujani Klinaku