Jeta e saj prej kohësh ka qënë aspak e lehtë, plot probleme e telashe. Kjo gjë i ka shtuar kuriozitetin lexuesve. Libri i Këngëtares amerikane Britney Spears me mbi 400,000 kopje të shitura në javën e parë të publikimit bëhet ‘memoari më i shitur i të famshëmve në histori’
Britney Spears, e cila nuk ka dhënë një intervistë që prej vitit 2018 dhe ka shmangur daljet tradicionale publike, rrëfehet në librin e saj “Gruaja brenda meje”.
Gati dy vite pas lirimit nga konservatori, Britney Spears publikoi librin e saj, “Gruaja brenda meje”, I cili tregon detaje tronditëse nga historia e trishtë të këngëtares për një jetë të kaluar në mëshirën e të tjerëve.
Në “The Woman in Me”, ylli i muzikës pop shprehet mbi kontrollin që familja e saj ushtronte, marrëdhënien me Justin Timberlake, abortin, përplasjen me disa nga artistët më të mëdhenj të Hollivudit dhe reflekton për momentet frymëzuese kur dashuria e saj për muzikën e ndihmoi të kalonte disa nga momentet e saj më të errëta.
Me një zë narrativ tërheqës, udhëtimit personal i këngëtares do të frymëzojë dhe trishtojë çdo lexues.
Ajo nuk I ka kursyer detajet e jetës së saj, si një adoleshente që shpesh herë është bërë subjekt i talljeve, një e rritur e burgosur në konservator, mohimi i disa nga të drejtave elementare të njeriut që e shtynë të shmangë të gjithë daljet tradicionale publike dhe intervistat që prej vitit 2018.
Ngurrimi i saj për t’u intervistuar, që buron pjesërisht nga një mosbesim i mbjellë në dekada si pasojë e pandjeshmërisë mediatike dhe jo vetëm, nuk duket se ka ndikuar në shitjet e hershme të librit pasi “Gruaja brenda meje” arriti në vendin e parë në listën e librave më të shitur të Amazon me mbi 400,000 kopje të shitura në javën e parë të publikimit dhe pritet të arrijnë më shumë se një milion.