Gripi sjell epidemi në Greqi, mbyllen shkolla e kopshte në disa zona

Në Greqi gripi sezonal po merr përmasat e epidemisë. Vetëm javën e fundit rastet  që janë shënuar janë të shumta dhe shifrat janë në rritje të vazhdueshme. Gjatë javës q lamë pas 1 në 10 pacientë ka s...
Gripi sjell epidemi në Greqi, mbyllen shkolla e kopshte në disa zona
Foto: Gripi sjell epidemi në Greqi, mbyllen shkolla e kopshte në disa zona

Në Greqi gripi sezonal po merr përmasat e epidemisë. Vetëm javën e fundit rastet  që janë shënuar janë të shumta dhe shifrat janë në rritje të vazhdueshme. Gjatë javës q lamë pas 1 në 10 pacientë ka simptomat e gripit, 11% të vizitave në mjekë apo klinika, 3% më shumë se fazën kulminante të vitit të kaluar.

Që nga tetori janë shënuar 100 raste të rënda, nga të cilët 88 pacientë janë kuruar në reanimacion, 41 vetëm javën e fundit. Nga këto raste, kanë humbur jetën 21 pacientë, 8 janë rregjistruar vetem javën e kaluar.

Me urdhër të ministrisë së Arsimit sot janë mbyllur mjaft kopshte e shkolla fillore në Athinë, Selanik, Kavala, Samo e ishuj të tjerë, për shkak të numrit të lartë të të miturve të infektuar me grip. Autoritetet kompetente bëjnë thirrje për vaksinim sa më shpejt, pasi epidemia sezonale në Greqi pritet të zgjasë deri në fund të muajit Mars dhe mund të thellojë numrn e viktimave./old.apel.media