Grimieri shqiptar e pranon publikisht: Jam gay

Grimieri shqiptar mjaft i njohur për punën e tij në gjithë botën,e njëkohësisht edhe grimieri personal i Kim Kardashian,ka pranuar për herë të parë se është gej në një event që u mbajt në Amerikë, ku ishin pjesmarrës emra të njohur të bukurisë.

Bëhet fjalë pikërisht për Mario Dedivanoviç.

Dedivanoviç me lot në sy ka deklaruar publikisht se është gej në fjalimin e mbajtur pasi mori çmimin “American Influencer Award”, i shoqëruar nga Kim Kardashian.

“Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve“, u shpreh Mario./apel.media