Një foto e bërë publike dy ditët e fundit ka ngjallur shumë teori konspirative të cilat në thelbin e tyre kanë Greta Thunberg. Duke iu referuar fotos që daton në vitin 1898, ata shprehen se Thunberg mund të jetë një person që ka udhëtuar në kohë.
Në foton që po qarkullon në rrjet shfaqet një grup fëmijësh të cilët janë duke mbushur ujë në një pus në Jukon të Kanadasë rrerth 121 vite më parë.
Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen është vajza e re e cila ka një ngjashmëri në kufijtë e të pabesueshmes me aktivisten 16-vjeçare suedeze.
Kjo foto ku dallohet një vajzë me ngjashmëri të jashtëzakonshme me aktivisten suedeze Greta Thunberg nuk i ka lënë aspak indiferentë përdoruesit e Twitter-it.
Diskush shkruan:
“Greta në një foto të parë 121 viteve. Ajo udhëton në kohë dhe ka ardhur për të na shpëtuar”, shkruajnë përdoruesit në TWitter.
Një person tjeter shprehet:
“Ndoshta është nga e ardhmja dhe udhëton në të shkuarën, në momente të caktuara historike për të ndaluar ndryshimet klimatike”.
Ndërsa dikush tjetër nuk nguron ta quajë krijesë diabolke
“E dija që ka diçka që nuk shkon me atë djall. Ligësia i buron nga sytë. Nuk duam të na shpëtojë, të shpëtojë veten./ apel.media