Greqia shtrëngon masat në Kakavijë, bën testin e shpejtë në kufi

Prej mëngjesit të sotëm, të gjithë personat që kalojnë në këtë pikë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë (rapid test), përgjigjja e të cilit duhet të merret në vend dhe në vazhdim do të lejohet kalimi në doganë.

Pas mbylljes së Kapshticës, pala greke ka vendosur të shtrëngojë rregullat e verifikimit edhe në pikën kufitare të Kakavijës.

Prej mëngjesit të sotëm, të gjithë personat që kalojnë në këtë pikë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, përgjigjja e të cilit duhet të merret në vend dhe në vazhdim do të lejohet kalimi në doganë. Pala greke ka vendosur t’i fusë në grupe të vogla personat që kalojnë, i teston dhe pasi jepen përgjigjet e testeve, portat hapen sërish për të hyrë grupi i radhës.

Shpenzimet për testet e shpejta do të mbulohen nga qeveria greke dhe udhëtarët nuk do të kenë kosto shtesë.

Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e kalimtarëve që përdorin këtë pikë, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë që të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pika e Kakavijës, në kushtet të cilat janë krijuar prej përhapjes masive të Covid-19 në Greqi.

Shpresojmë që Kakavija, si pika e vetme e kalimit të kufirit me tokën helene të mos ketë dyundje dhe rradhë të gjata.