Greqi/ Shqiptari kapet me 4 kg marijuanë

Një shqiptar është kapur në kufirin greko-shqiptar me 4 kg marijuanë. Shqiptari, mosha e të cilit nuk bëhet me dije e as identiteti, u kap në Kestrini, Igumenicë, duke kaluar në këmbë e duke mbajtur n...
Greqi/ Shqiptari kapet me 4 kg marijuanë
Foto: Greqi/ Shqiptari kapet me 4 kg marijuanë

Një shqiptar është kapur në kufirin greko-shqiptar me 4 kg marijuanë.

Shqiptari, mosha e të cilit nuk bëhet me dije e as identiteti, u kap në Kestrini, Igumenicë, duke kaluar në këmbë e duke mbajtur një çantë shpinë brenda të cilës u gjetën dhe sekuestruan 3 pako me 4 kg 370 gram marijuanë, ndërkohë gjatë kontrollit trupor, në xhup iu gjetën dhe sekuestruan 1.6 gram hashash.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, por edhe ne zona te tjera, rreth 10.5 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria./old.apel.media