Greqi/ Shkrumbohen nga zjarri kamioni i bashkisë së Athinës dhe 11 makina, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

11 makina dhe një kamion i bashkisë së Athinës janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar gjatë orëve të natës. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës. ...

11 makina dhe një kamion i bashkisë së Athinës janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar gjatë orëve të natës. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.

Fillimisht ka marrë flakë kamioni i Bashkisë që përdorej për të grumbulluar mbeturinat e qytetit. Flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë edhe mjetet e parkuara, duke bërë që 11 prej tyre të shkrumbohen.

Banorët e zonës dolën për të ndihmuar në fikjen e flakëve, por ishte e pamundur. Ende nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin ndërkohë që informacionet e para nga autoritetet thonë se bëhet fjalë për një sulm dhe zjarrvënie të qëllimshme.