GREQI/ Policia sekuestron 107 kilogramë drogë

Policia greke ka sekuestruar 107 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni ka ndodhur në zonën e Kallpaq,Janinë.

Ne një makinë që vinte nga kufiri shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar 91 pako me 106 kg 850 gram marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 180 euro e 2 celularë.

Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit,një qytetar shqiptar,emri dhe mosha e të cilit nuk bëhet e ditur./apel.media