Greqi, polici konfliktohet me kushëririn për tokën, nxjerr armën dhe e vret

Një tragjedi ndodhi pasditen e kësaj të hënë në Artë të Greqisë, ku një oficer policia vrau kushëririn e tij pas një konflikti me motive pronësie.

Fillimisht raportohen se dy kushërinjtë patën një grindje mes tyre, ndërsa më pas situata avancoi deri në përdorimin e armës. Polici mbush karabinën që kishte me vete dhe qëlloi për vdekje kushëririn e tij, baba të tre fëmijëve.

E gjitha filloi kur dy të afërmit u takuan në një rrugë fshati dhe dolën nga makinat e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Familjarët e viktimës po hipnin në makinë duke menduar se gjithçka u shua si debat. Por ata u “ngrinë” kur dëgjuan të shtënat e armës dhe panë 62-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe armën në duart e autorit të krimit 64-vjeçar që ende “pinte duhan”.

Vrasësi 64-vjeçar hipi përsëri në makinën e tij dhe nxitoi të ikte, por ai u lokalizua nga policia e Artës dhe u arrestua.