Grabitet kambisti te ish-dollari në Tiranë

foto ilustruese

Një kambist te Banka e Shqipërisë, zona e njohur si ish-dollari, është grabitur pak minuta më parë. Sipas burimeve, grabitësit kanë qenë dy dhe janë larguar me motor.

Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e kambistit pasi ai ka qenë në krah të rrugës, kur është qëlluar me çekiç dhe i janë marrë të gjitha paratë.

Për të ikur sa më shpejt nga vendi i ngjarjes, autorët kanë hyrë në Rrrugën e Kavajës, me drejtim për në zonën e 21 Dhjetorit, por pas disa metrash janë përplasur me një makinë dhe janë rrëzuar. Menjëherë Policia ka shkuar në vendin ku ata janë përplasur, përpara godinës së vettingut dhe asaj të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mirëpo, dy grabitësit “ia kanë futur vrapit” duke braktisur motorin por jo paratë e grabitura. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të kalimtarëve dhe kambistëve të tjerë që qëndrojnë në krah të rrugës te Banka e Shqipërisë.