Grabiten të moshuarit në Fushë-Milot/ Iu merren 300 mijë euro

Mbrëmjen e djeshme një grabitje spektakolare ka ndodhur në Fushë-Milot.

Sipas informacioneve tre hajdutë janë futur në shtëpinë e zotit Taf Shaban.

Siç shkruan FaxNeës, në banesë ka qenë e pranishme vetëm zonja e shtëpisë, në momentin që grabitësit të maskuar si oficerë policie kanë hyrë në katin e dytë të banesës dhe kanë zbërthyer kasafortën.

Sipas zonjës së shtëpisë, grabitësit kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë.

Ndërkohë që zoti i shtëpisë Taf Shabanit tha se iu janë grabitur shuma prej 300 mijë eurosh, e cila sipas tyre është mbledhur nga fëmijët që janë në emigracion./apel.media