Vlorë/ Grabiten disa dokumenta me vlerë në Pallatin e Kulturës

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 ka ndodhru në grabitje në pallatin e Kulturës, ku janë grabitur dokumente me vlerë të cilat i përkisnin zyrave të qarkut të Vlorës. Zyra ku janë kryer këto vjedhje mendohet të ketë qenë zyra e arkivave.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.