Golden Globes – Cilët janë të nominuarit

Marriage Story kryeson në nominimet për Golden Globe me gjashtë  të tilla, përfshirë këtu edhe nominimin si drama më  e mirë.

The Irishman, një tjetër  prodhim i Netflix dhe Once Upon a time in Hollyëood i Quentin Tarantinos, kanë nga pesë nominime.

The Crown, Chernobyl dhe trileri amerikan Unbelievable, kryesojnë  në kategorinë e  serive televizive, me nga katër nominime secili.

Në garën për filmin më të mirë, janë edhe Jocker si  dhe Dy papët.

Filmi i Tarantinos është në garë për muzikën dhe  komedinë më të mirë, bashkë me satirikun Jojo Rabbit, Knives Out dhe Rocketman, biografinë e Elton John.

Në garë për titullin e regjisorit më të mirë janë Scorsese, Mendes, Tarantino dhe Todd Phillips.

Për çmimin e  aktorit  më i mirë, në një film dramë, në garë janë Christian Bale për rolin në Ford kundër Ferrarit, Antonio Banderas, Joaquin Phoenix etj.

Nga ana tjetër  Daniel Craig është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në një film komedi, bashkë me Leonardo di Caprion dhe Eddie Murphyn./apel.media