Një 32-vjeçar është dhunuar me sende të forta në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Personi me inicialet D. P., 32 vjeç, është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.