Goditet grupi kriminal i trafikut të kokainës në Greqi, mes tyre një Shqiptar

GREQI Policia Greke ka goditur një bandë të trafikut të drogës në Greqi, duke arrestuar 9 persona. Sipas mediave greke i përfshirë në këtë aktivitet kriminal ka qenë edhe një shqiptar, i cili edhe pse...
Goditet grupi kriminal i trafikut të kokainës në Greqi, mes tyre një Shqiptar
Foto: Goditet grupi kriminal i trafikut të kokainës në Greqi, mes tyre një Shqiptar

GREQI

Policia Greke ka goditur një bandë të trafikut të drogës në Greqi, duke arrestuar 9 persona.

Sipas mediave greke i përfshirë në këtë aktivitet kriminal ka qenë edhe një shqiptar, i cili edhe pse i dënuar jepte urdhra nga burgu. Grupi kriminal u zbulua pasi autoritetet greke ndoqën rrjedhën e parave përmes llogarive të dyshimta bankare.

Personat e përfshirë prodhonin dhe trafikonin sasi të mëdha pilulash ekstazë, kokainë dhe kanabis, ndërsa paratë e përfituara i pastronin me anë të kompanive të ndryshme.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti zhvillohej në tre ambiente të marra me qira në zonën e Atikës. Brenda apartamenteve ishin instaluar pajisje speciale për kultivimin e lëndës narkotike, duke përdorur metodën e hidroponisë me sisteme ventilimi me filtra, ventilator, tuba ventilimi dhe llamba halogjenë.

Droga shpërndahej në Atikë dhe Kapathos nga anëtarët e organizatës, të cilët kishin edhe rolin e tregtarit lokal.

Kjo e bënte edhe më të vështirë zbulimin e transaksioneve.