Gledis Nano urdhër drejtorëve të qarqeve: Përpiloni listat, kush s’është paguar për orët shtesë

Ndryshe nga Drejtorët e tjerë të Policisë së Shtetit që urdhrat e parë kanë qenë për ndryshimin e drejtuesve të policisë dhe shpalljen e luftës ndaj krimit, Gledis Nano ka shfaqur një tjetër anë, atë ...
Gledis Nano urdhër drejtorëve të qarqeve: Përpiloni listat, kush s’është paguar për orët shtesë
Foto: Gledis Nano urdhër drejtorëve të qarqeve: Përpiloni listat, kush s’është paguar për orët shtesë

Ndryshe nga Drejtorët e tjerë të Policisë së Shtetit që urdhrat e parë kanë qenë për ndryshimin e drejtuesve të policisë dhe shpalljen e luftës ndaj krimit, Gledis Nano ka shfaqur një tjetër anë, atë të vlerësimit të punës së efektivëve të policisë. Vendimi i parë në krye të Policisë së Shtetit i Gledis Nanos është t’u paguajë detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin, për orët shtesë që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Nano i ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguar orët jashtë orarit

Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre  në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Nuk ka një afat final se kur duhet dorëzuar listat e punonjësve që nuk kanë marrë pagat e tyre për orët shtesë, por pritet që proces të përfundojnë brenda 2021.