Gjyqtarit të Shkodrës i djegin makinën/ Zbulohen autorët

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shkrumbuar nga flakët dy automjete, ku njëra prej tyre ishte në pronësi të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30,...

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shkrumbuar nga flakët dy automjete, ku njëra prej tyre ishte në pronësi të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, pranë Kishës Françeskane në Shkodër. Gjatë djegies së automjetit të gjyqtarit, e ka pësuar edhe një makinë e cila ishte parkuar ngjitur, duke u shkrumbuar edhe ajo.

Kametar e sigurisë në bizneset afër ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, por emrat e tyre nuk janë publikuar për arsye të hetimit. /old.apel.media