Gjyqtarë, aktivistë, gazetarë dhe shkencëtarë, Izraeli evakuon në fshehtësi nëpërmjet Shqipërisë 125 afganë

Izraeli ka evakuuar në fshehtësi 125 afganë nëpërmjet Shqipërisë. Grupi i ndihmës humanitare IsrAID ka koordinuar evakuimin e afganëve që i rrezikohej jeta në atdheun e tyre në fillim të këtij muaji për t’u zhvendosur në plan afatgjatë në vende si Kanadaja, Franca dhe Zvicra.

Nga sa mësohet se ky grup ishte i përbërë nga përfshinte gjyqtarë, çiklistë profesionistë, gazetarë, prezantues televizivë, aktivistë të të drejtave të njeriut, të afërm të diplomatëve afganë, artistë, oficerë të zbatimit të ligjit, si edhe shkencëtarë

Drejtori i Përgjithshëm i IsraAID, Yotam Polizer tha se ky ka qenë një proces i vështirë, por që fatmirësisht ka përfunduar me sukses.

“Pas një procesi intensiv dhe të vështirë gjatë disa javëve të fundit, me situatën që ndryshon vazhdimisht dhe planet e reja po ndërtohen në baza pothuajse të përditshme, ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të themi se fokusi ynë kryesor tani është duke u siguruar që të evakuuarit të kenë gjithçka që u nevojitet ndërsa fillojnë procesin e ndërtimit të jetës për veten e tyre”, tha ai.