Gjykata merr vendimin, ish-ministri Koka mbetet në burg

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka mbetet në burg. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë duke mos pranuar kërkesën e tij për një masë më të lehtë. Mësohet se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në t...
Gjykata merr vendimin, ish-ministri Koka mbetet në burg
Foto: Gjykata merr vendimin, ish-ministri Koka mbetet në burg

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka mbetet në burg. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë duke mos pranuar kërkesën e tij për një masë më të lehtë.

Mësohet se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në të njëjtën ditë me vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e çuar në arrest shtëpie.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e inceneratorit në Elbasan.