Gjykata jep vendimin për Abaz Dokun, i cili përdhunoj 15-vjeçaren në Kamëz

12 vite burg për Abaz Dokun, i cili abuzoi seksualisht me një vajzën e mitur ne shkollën ku punonte roje, është vendimi gjykatës se Tiranës.

Ngjarja e rëndë i referohet rastit të ndodhur kohë më parë në Paskuqan, Tiranë.

Doku është akuzuar për për veprat penale “Marrëdhënie seksuale”, ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor ish-rojen e shkollës në Babrru dhe e ka dënuar Abaz Dokun me 18 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite burg.

Fajtor për përdhunimin e të miturës është shpallur edhe i riu Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg. Po ashtu është dënuar me 3 vite dhe 8 muaj burg 16-vjeçari me iniciale R.O. si dhe 15-vjeçari me iniciale F.B. me 3 vite dhe 4 muaj burg.