Gjykata e Pogradecit lë në burg afganin/ Trafikonte klandestinë

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg afganin Rezo Agbari, i cili akuzohet për trafikim të emigrantëve të paligjshëm.

Mësohet se Gjykata ka kërkuar se shenjat e gishtit të afganit, pasi dyshohet se ka një identitet të rremë.

Gjykata ka dyshime të forta se 20-vjeçari është kapur edhe më parë nga policia kufitare dhe Frontex, dhe sa herë është kapur ka paraqitur identitete të tjera.

Kujtojmë që personi në fjalë është arrestuar tre ditë më parë, ai kryente transportin e emigranteve nga Greqia në Tiranë dhe më pas as drejt vendeve të BE.