Gjykata e Lartë rrëzon planin e Sunak për dërgimin e emigrantëve në Ruanda

Gjykata e Lartë britanike ka vendosur që plani i qeverisë për të dëbuar emigrantët e paligjshëm në Ruanda është i paligjshëm. Lordi Reed vuri në dukje se Gjykatës së Lartë “iu kërkua të vendosë” nëse ...

Gjykata e Lartë britanike ka vendosur që plani i qeverisë për të dëbuar emigrantët e paligjshëm në Ruanda është i paligjshëm.

Lordi Reed vuri në dukje se Gjykatës së Lartë “iu kërkua të vendosë” nëse politika është “e ligjshme” – duke shtuar se kjo është një “pyetje ligjore” dhe gjykata “nuk është e shqetësuar me debatin politik” në lidhje me skemën. Ai tha se baza e vendimit është marrë mbi të drejtën ndërkombëtare, këtu përfshihet Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe traktate të ndryshme të OKB-së.

Organizatat bamirëse të refugjatëve e kanë quajtur vazhdimisht propozimin “çnjerëzor” dhe thanë se ai shkel ligjet e të drejtave të njeriut, ndërsa partitë opozitare e kanë konsideruar planin një “mashtrim”.

Një urdhër nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndaloi fluturimin e parë për në Ruandë në qershor të vitit të kaluar.