Gjykata e Apelit shtyn në dhjetor vendimin për grupin Shullazi

Shtyhet për në 3 dhjetor gjyqi për Emiljano Shullazin, Gilmano Danin, kushëririn Blerim Shullazi dhe nipin Endrit Zela. Seanca do të mbahet në orën 13:00.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi shqyrtoi ankimin e Prokurorit dhe të pandehurve.

Seanca e sotme zgjati përreth 10 orë, pa praninë e të pandehurve dhe avokatëve.

Vendimi në shkallë të parë për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë është dhënë më 13 Tetor të 2018. Ata u dënuan në total me 55 vite burg për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.

Emiljano Shullazi është i izoluar në regjimin e posaçëm 41 bis dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga seancat në Apel.