Gjykata Administrative ‘kundër’ Veliajt/ Shfuqizon gjobat për protestën e PD-së

Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat e Bashkisë së Tiranës, që i kishte vendosur Partisë Demokratike gjatë protestave.

Siç njoftohet nga PD-ja, bashkia ka shkelur ligjin duke vendosur gjoba për dëmet e bëra gjatë protestës së tyre.

Sipas njoftimit të PD, gjykata ka vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjin dhe ka urdhëruar:

Shfuqizimin e akteve administrative te Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit.

– “Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative” Nr. 0041738, date 16.02.2019;

– “Procesverbal mbi kundervajtjet administrative” Nr. 007428, date 16.02.2019;

– “Procesverbal shoqerues i percaktimit te demshperblimit mbi kundervajtjet administrative” Nr. 001201, date 16.02.2019; dhe

Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, date 24.04.2019 te Kryetarit te Bashkise Tirane./apel.media