Rama në Samitin e BE/ Berisha: Dëshmoi se është me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se deklaratat e kryeministrit Edi Rama në samitin e BE-së, faktojnë se ai është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit dhe Brukselit,...
Rama në Samitin e BE/ Berisha: Dëshmoi se është me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit
Foto: Rama në Samitin e BE/ Berisha: Dëshmoi se është me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se deklaratat e kryeministrit Edi Rama në samitin e BE-së, faktojnë se ai është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit dhe Brukselit, por me atë të Beogradit dhe Putinit.

“Edi Rama dëshmoi qartë se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit, por në Ballkanin e Beogradit dhe Putinit”, tha Berisha.

“Nëse ju lexoni të gjitha deklaratat para Samitit dhe gjatë Samitit të Edi Ramës ato faktojnë se ky zotëri dëshmoi se në Bruksel shkoi jo si përfaqësues i Shqipërisë, por si vasal i Aleksandër Vuçiçit. Pasi padroni i tij ndryshoi mendim, vasali ndryshoi qëndrim, shkoi në Bruksel”, vijoi më tej me deklaratën Sali Berisha.