GJKKO rrëzon kërkesën e avokatit të Adriatik Llallës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit

GJKKO ka rrëzuar kërkesën për pezullimin dhe shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me dy vite burg.

Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ishte bërë nga avokati i ish-kryeprokurorit, për shkak të gjendjes shëndetësore të këtij të fundit.