GJKKO “refuzon” kërkesën e SPAK për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja, për sekuestron e pasurisë. Gjyqtari Erjon Bani, ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për plotësim të hetimeve për këtë çështje.

Ndaj tij SPAK, ngriti akuzën për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë dhe të fshehjes.