Gjykata Kushtetuese ka publikuar listën e gjyqtarëve për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë , të cilët plotësojnë kushtet e nevojshme.
Ajo çka u vu re në listën e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, është mungesa e emrit të Arta Vorpsit.
Postimi i plotë:
Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;
2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;
3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;
4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;
5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare./apel.media