“Gjithmonë e vështirë pas ndeshjeve të kombëtareve”/ Pirlo: Kurrë nuk e kam patur 11-shen që dua

Juve nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Krotones në ndeshjen e javës së katërt të Serie A. Goli i Moratës nuk i mjaftoi skuadrës së Pirlos. Pas ndeshjes trajneri bëri analizën e tij, teksa fol...
“Gjithmonë e vështirë pas ndeshjeve të kombëtareve”/ Pirlo: Kurrë nuk e kam patur 11-shen që dua
Foto: “Gjithmonë e vështirë pas ndeshjeve të kombëtareve”/ Pirlo: Kurrë nuk e kam patur 11-shen që dua

Juve nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Krotones në ndeshjen e javës së katërt të Serie A. Goli i Moratës nuk i mjaftoi skuadrës së Pirlos. Pas ndeshjes trajneri bëri analizën e tij, teksa foli edhe për Artur, i cili luajti ndeshjen e parë si titullar.

“E dinim që duhet të luanim një ndeshje të vështirë. Vetëm një ditë më parë u stërvitëm të gjithë së bashku dhe e dimë që pas ndeshjeve të kombëtareve është e vështirë. Ka pasur episode që kanë ndodhur që na kanë detyruar të luajmë lojë tjetër, por është normale pasi jemi një ekip i ri në ndërtim e sipër.

Dibala? Donim t’i jepnim minuta, që të kishte ngarkesë në këmbët e tij, por nuk kishte asnjë mënyrë për të bërë ndryshime përpara. Kishim mbetur me 10 lojtarë dhe ishte i nevojshëm një lloj tjetër lojtari.

Artur? Ishte ndeshja e parë në kampionatin italian. Ai është mësuar të luajë gjithmonë shkurt dhe tani i duhet të ndryshojë sistemin e lojës. Duhet të përmirësohet dhe ne po e bëjmë atë të punojë çdo ditë për të kuptuar disa situata të caktuara. Vetëm duke luajtur mund të përmirësohet.

Sa kohë mund të eksperimentohet? Nuk ka shumë kohë, por edhe nuk kishim disa lojtarë në dispozicion. Kurrë nuk e kam pasur formacionin që doja të luaja nga dita e parë. Nuk kemi pasur kohë aq t’i lëmë të luajnë së bashku.

Jemi skuadër në ndërtim, por duhet të mësojmë shpejt. Kemi një ekip të ri, por nuk ka kohë për të pritur.  Champions League? Duhet të jemi gati me çdo kusht, me forcë. Nesër do të shkarikohemi. Uroj që të jeni gati të gjithë lojtarët”, u shpreh ish-mesfushori.