“Gjithë kombi krenar/ Presidenti Meta falenderon shqiptarët e Dibrës së Madhe: Malet tona më të larta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar në përmbyllje të vizitës së tij shqiptarët e Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut.

Meta shkruan se nga shqiptarët u e Dibrës së Madhe u prit ngrohtë vellazërisht. Ai shton se gjithë kombi është krenar për dibranët dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë e Kosovën si dhe botën e kulturës shqiptare.

Në fund Meta nuk ka harruar edhe një solidarizim me gjithë shqiptarët në luftën ndaj pandemsië si dhe shprehjen tashmë karakteristike ‘’Malet tona më të larta’’.

Postimi nga Presidenti Ilir Meta:

Dibrën e Madhe kam në zemër, si çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot.

I gjithë kombi shqiptar është krenar dhe përulet me nderim e mirënjohje për kontributin e shquar të  dibranëve për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë🇦🇱 dhe të Kosovës🇽🇰, si dhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në botën e kulturën shqiptare.

Duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë e vëllazërore shqiptarët e Dibrës së Madhe, solidarizohem me të gjithë bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut, për ta kaluar këtë situatë të vështirë të pandemisë COVID-19, me sa më pak pasoja për shëndetin dhe jetën e tyre.

FALEMINDERIT DIBËR E MADHE!

MALET TONA MË TË LARTA! 🇦🇱