Gjirokastër/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm, prangosen dy të rinjtë

Vijon operacioni policor i koduar “Road Guard”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit. Janë ...
Gjirokastër/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm, prangosen dy të rinjtë
Foto: Gjirokastër/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm, prangosen dy të rinjtë

Vijon operacioni policor i koduar “Road Guard”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Janë vënë në pranga 2 persona në kuadër të këtij operacioni pasi transportonin 3 emigrantë të paligjshëm. Atyre u është sekuestruar 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Reja publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e qershorit
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit e mësipërm, duke transportuar me automjetin e tyre, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.