Në disa qytete të Shqipërisë ngrohja me dru zjarri gjatë dimrit është shumë e domosdoshme, për shkak të klimës së ftohtë që kanë këto qytete.
Ndërsa në Gjirokastër, këtë dimër ngrohja me dru zjarri, mund të hyjë fare mirë tek shërbimet e luksit. Kjo duke qenë se çmimi për një metër kub dru zjarri ka shkuar në 4500 lek.
Duke llogaritur dhe kohëzgjatjen e dimrit, për një familje duhen mesatarisht 8 metra kub dru. Nëse bëjmë llogarinë do të kemi vetëm shpenzime për dru zjarri, gjatë katër muajve të dimrit, 36000 lek.
Ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në Korçë dhe në Kukës, ku qytetarët kanë zgjedhur të ngrohen me ngrohëse elektrike, ose batanije pasi çmimi i druve është i papërballueshëm për ta. /apel.media