Gjirokastër- Asfiksohet nga tymi një banor/ Situatë kritike nga zjarret në Dropull

Paraqitet kritike situata me zjarret në Dropull të Gjirokastrës, ku flakët janë përhapur në fshatin Frashtan, duke u kthyer në kërcënim edhe për banesat.

Bëhet me dije se një banorë është gjetur i asfiksuar në hyrje të fshatit, ndërsa është dërguar në spitalin e Gjirokastrës. Nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ai ndodhet.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin, por puna e tyre vështirësohet edhe për shkak të erës që fry në zonë, duke përhapur me shpejtësi flakët. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe dy helikopterët nga Greqia po punojnë për shuarjen e flakëve.