Gjikondi apelon/ Kanë shqyer kalanë e Desaretëve, gjoja në kërkim të thesareve dhe qypave me flori ?!

Brizida Gjikondi shkruan: A e kontrollon dhe mbron kush territorin e Shqiperise .. a e di shteti shqiptar qe ka ZERO mbrojtje territori nga veriu ne jug ?! Kudo ne cdo vend me vlera historike dhe arke...
Gjikondi apelon/ Kanë shqyer kalanë e Desaretëve, gjoja në kërkim të thesareve dhe qypave me flori ?!
Foto: Gjikondi apelon/ Kanë shqyer kalanë e Desaretëve, gjoja në kërkim të thesareve dhe qypave me flori ?!

Brizida Gjikondi shkruan:

A e kontrollon dhe mbron kush territorin e Shqiperise .. a e di shteti shqiptar qe ka ZERO mbrojtje territori nga veriu ne jug ?!

Kudo ne cdo vend me vlera historike dhe arkeologjike ka gropa kriminale qe kullojne gjak Atdheu, te shkallmuara me tritol gjoja ne kerkim te thesareve dhe qypave me flori ?!

Ku eshte shteti, ku jane Policia, Prefektet, Krye’Bashkiaket, Kryepleqtë të plotfuqishmit … shqiptari ku eshte ..

Si ka mundesi qe asnje pellembe toke mos mbrohet ?!

Kane shqyer kalane e Desaretëve ne Hijen e Korbit.. po ashtu dhe Gurin e Kamjes.. etj etj etj

Çakallët qe po shkallmojne cdo pellembe toke me histori jane ne liri te plote..

Shqiperia vend pa shtet ndaj pa histori !!!