Gjermania në krizë për punëtorë/ Në muajin Shtator ka pasur në Gjermani 799.000 vende të hapura pune

Në muajin shtator ka pasur në Gjermani 799.000 vende të hapura pune, që do të thotë se në këtë vend ka pasur kaq vende të lira pune.

Kohët e fundit është vërejtur në veçanti mungesa e fuqisë punëtore në restorante, për shkak se punonjësit gjatë pandemisë janë shkollur dhe stërvitur për vende të tjera pune, njofton Apel.Media.

Njëkohësisht në Gjermani në shtator ka pasur 2.465.000 të papunë, që është -114.000 krahasuar me gushtin. Pra numri i personave që kanë gjetur punë në shtator është rritur për kaq.

Në prill të vitit 2020 në Gjermani ka pasur rreth 6 milionë njerëz në punë me orar të shkurtuar, ndërsa në shtator të vitit 2021 numri i personave që kanë punuar me orar të shkurtuar ka rënë në rreth 900.000, njofton Diaspora Today.