Elon Musk, Kryeshefi Ekzekutiv i Teslas,do të ndërtojë fabrikën e tij të parë europiane, si dhe një qendër inxhinierike dhe projektimi në Berlin.
Tesla do të jetë në gjendje të shtojë akreditimin “Made in Germany”. Berlini gjithashtu ka caktuar mbështetje financiare për prodhimin e baterive elektrike të makinave.
Musk, është shprehur në rrjetet sociale se Tesla do të ndërtojë bateri, mjete lëvizëse dhe automjete, duke filluar me makinën sportive me çmimin më të ulët Model Y në fabrikën e Berlinit.
Kompania nuk ka provuar akoma se mund të ketë fitimprurje të vazhdueshme. Tesla ka thënë se pret që fluksi i parave të jetë pozitiv, por po përballet me investime të mëdha me nisjen e fabrikave të reja dhe zhvillimin e produkteve./apel.media