Rritet numri i pacientëve në repartet intensive, Gjermania kërkon izolimin

“Numri i pacientëve të shtruar në spital në kujdesin intensiv për COVID-19, po rritet shumë shpejt dhe një bllokim i shkurtër do të ishte i dëshirueshëm”, kështu deklaroi zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, në konferencën për shtyp në Berlin.

“Dje, ministri i Shëndetësisë shpjegoi se numri i pacientëve në terapi intensiv u rrit me 5% në një ditë të vetme”, tha Ulrike Demmer.

”Kjo tregon se sistemi shëndetësor ka të ngjarë të vihet nën presion”, shtoi Demmer.

Demmer theksoi se po bëhen bisedime të rëndësishme mbi hapat që do të merren, sidomos për vendosjen e mundshme të një bllokimi të ri.