Gjermani/ Mbi 20 mijë qytetar protestojnë për rritjen e çmimit të qerave

Protesta kundër qirave të larta u organizua nga „Aleanca e Berlinit kundër marrëzisë së qirave të larta” si dhe shoqata e Berlinit për qiradhënësit dhe nisma të tjera federale. Organizatorët bëjnë fja...
Gjermani/ Mbi 20 mijë qytetar protestojnë për rritjen e çmimit të qerave
Foto: Gjermani/ Mbi 20 mijë qytetar protestojnë për rritjen e çmimit të qerave

Protesta kundër qirave të larta u organizua nga „Aleanca e Berlinit kundër marrëzisë së qirave të larta” si dhe shoqata e Berlinit për qiradhënësit dhe nisma të tjera federale. Organizatorët bëjnë fjalë për 20.000 pjesëmarrës. Policia e vlerësoi numrin e pjesëmarrësve në protestë disi më të lartë se një numër „katërshifror”.

„Shpronësim i koncerneve të objekteve me qira në federatë”.

Një zëdhënës i aleancës së Berlinit në fjalimin e tij kërkoi, që në mbarë federatën të shfuqizohen koncernet e objekteve me qira. Hapësira e banimit nuk duhet të hidhet në bursë. “Ne nga aleanca jonë kërkojmë nga qeveria e re të vendosë një tavan qirash në mbarë federatën.”

Ky grupim kërkon një ndryshim kursi në politikën për qiratë dhe strehimin: ndalim i rritjes së qirave, jo privatizim, jo lirim i banesave, shpronësim i koncerneve të mëdha, një tavan për qiratë në mbarë federatën. Këto kërkesa ishin shkruar edhe në pankartat e demonstruesve, që bënin thirrje për: „Një qytet me qira të përballueshme nga të gjithë”.

Lidhja e Sindikatave të Gjermanisë, DGB, kërkon një politikë të re për ndërtimin e hapësirave të strehimit. Gjatë demonstratës (11.09) ishin të përfaqësuara edhe disa parti si dhe lidhja e sindikatave. Anëtari i kryesisë së lidhjes së sindikatave, DGB, Stefan Körzell kërkoi, që të ndalohet rritja e qirave për gjashtë vjet në nivel federate. “Nga qeveria e re kërkojmë që të ndjekë një politikë të re ndërtimi për strehimin, e cila të bazohet tek krijimi i hapësirave me kosto të përballueshme për strehimin”, tha ai.

Referendumi

Pjesëmarrësit në demonstratë kërkuan një referendum për shpronësimin e sipërmarrjeve të mëdha të pasurive të patundshme. Nëse ka mazhorancë për këtë atëherë do të rritet presioni edhe ndaj senatit të ardhshëm të Berlinit, ku më 26 shtator krahas zgjedhjeve për Bundestagun zhvillohen edhe zgjedhjet e landit.

Gjatë viteve të shkuara vazhdimisht dhjetra mijëra vetë kanë demonstruar në Berlin kundër qirave të larta. Sipas organizatorëve në demonstratën e mëparshme në qershor numri i pjesëmarfrësve ka qenë 10.000, ndërsa policia bën fjalë për rreth 2500 demonstrues.