Gjenerali libanez Abass Ibrahim: Keni paguar me çmim të lartë katastrofën e terrorizmit

Gjeneral Major Abbas Ibrahim, ka mbajtur fjalën e rastit, në ceremoninë  e organizuar në Tiranë, ku ai u nderua me medaljen e mirënjohjes nga kryeministri Edi Rama. Gjenerali ka folur për ndihmën e dhënë në shpëtimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi i Sirisë, ku rrëfeu vështirësitë e negociatave me kurdët, që kanë nën kontroll disa prej kampeve.

“Profeti Muhamed kur shpëton një shpirt, një njeri, shpëton njerëzimin. Jam i nderuar që jam këtu sot, është nder që të marr pjesë në këtë ceremoni. Shqipëria ka vuajtur nga katastrofa e terrorizmit në botë, ka paguar një çmim të lartë në këto vitet e fundit, ku gra dhe fëmijë shkuan drejt një rruge e fati të panjohur.

Kryeministri ka bërëe përpjekje të pandalshme për shpëtimin e fëmijëve nga Siria, ashtu siç tha dhe ai bisedimet nuk kanë qenë të lehta, përkon dhe me frikën dhe me ankthin e familjeve. Përpjekjet patën sukses në kthimin e grave dhe fëmijëve, është një ditë lirie për të gjithë ne.

Zoti kryeministër dua tiu siguroj që ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar lirimin e çdo personi të mbajtur peng, pavarësisht rrezikut që ka stafi ynë në drejtorinë e sigurisë, teksa hyjnë në zona të rrezikshme. Ne e njohim shumë mirë tragjedinë dhe frikën e burgosjes.

Dua tiu falenderoj për mundësinë që gjendem sot këtu, faleminderit shumë”, u shpreh gjenerali Abbas Ibrahim gjatë fjalës së tij përpara të pranishmëve.