Gjendjen pa shenja jete çifti turistëve në hotel, zbardhen dyshimet e para

Një çift britanik vdiq nga helmimi me monoksid karboni gjatë pushimeve në një resort luksoz në Egjipt, pasi dhoma ngjitur ishte spërkatur me pesticide për të vrarë insektet, ka gjetur një mjek. John d...
Gjendjen pa shenja jete çifti turistëve në hotel, zbardhen dyshimet e para
Foto: Gjendjen pa shenja jete çifti turistëve në hotel, zbardhen dyshimet e para

Një çift britanik vdiq nga helmimi me monoksid karboni gjatë pushimeve në një resort luksoz në Egjipt, pasi dhoma ngjitur ishte spërkatur me pesticide për të vrarë insektet, ka gjetur një mjek.

John dhe Susan Cooper po qëndronin në hotelin “Steigenberger Aqua Magic” në Detin e Kuq në gusht 2018, kur dhoma pranë tyre u tymos me një pesticid, ‘Lambda’, për shkak të infektimit nga çimkat. Në disa vende, Lambda hollohet me substancën diklorometan, e cila bën që trupi të metabolizojë ose të gëlltisë monoksidin e karbonit. Dhoma e tymosur, e cila ishte e mbyllur me shirit maskues rreth derës, ishte e lidhur me të tyren me një derë ngjitur.

Çifti i martuar u kthye në dhomën e tyre për të kaluar natën, por u gjetën të sëmurë rëndë të nesërmen nga vajza e tyre. John Cooper, 69 vjeç, u deklarua i vdekur sëbashku me gruan e tij Susan, 63, çifti turistik humbën jetën tragjikisht.